Shejh Hamza Jusuf Hanson
Hamza Jusuf
Sheikh Hamza Yusuf Hanson është lindur ne Walla Walla, Washington, dhe është rritur në Kaliforninë e Veriut.
Pas 10 vjetësh studime jashtë vendit, ai u rikthye në SHBA dhe u diplomua në Infermieri në „Imperial Valley College“ dhe Studime Fetare ne universitetin San Jose State.
Është bashkëthemelues i “Zaytuna College”, me vendndodhje ne Berkeley, Kaliforni. Ai ka shërbyer si këshilltar për shumë organizata, drejtues, dhe udhëheqës shtetesh. Ai është një prej mbrojtësve kryesore te Islamit klasik tradicional dhe e ka promovuar metodologjinë e mësimeve klasike anë e mbanë botes. Në 2009 ai u cilesua si „Intelektuali mysliman më me influencë në botën Perëndimore“ në listën „500 Myslimanet më me influencë“ të edituar nga John Esposito dhe Ibrahim Kalin.
Hamza Yusuf ka hartuar disa artikuj enciklopedike dhe studime akademike. Librat e tij janë „The Burda“ (2003) „Purification of the Heart“ (Pastrimi i zemrës, 2004), „The Content of Character“ (Përmbajtja e Karakterit, 2004), „The Creed of Imam Tahawi“(Kredoja e Imam Tahaviut, 2007), „Agenda to change our condition“ (Programi për të ndryshuar gjendjen tonë, 2007), dhe „Walking on the water“ (Të ecësh mbi ujë, 2010).
Përktheu: Ajlin Isaj